Kovaçevski për ngjarjet në ASH: Oferta e LSDM-së vazhdon të jetë e vlefshme

1 Min. Leximi

Shkup, 4 shkurt – I pyetur për qëndrimin e kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili deklaroi se është “pro” koalicionit me opozitën shqiptare, kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se nuk dëshiron t’i komentojë ngjarjet në Aleancën për Shqiptarët. Kovaçevski tha se mbetet oferta që LSDM-së t’i bashkëngjiten të gjitha partitë që janë pro integrimit europian të vendit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Maqedonia ka ndërtuar një shoqëri shumë demokratike në të cilën çdo parti politike dhe çdo individ mund të marrë vendimet e veta lirisht. Kujtoj se vendi i partive politike është së pari në koalicionet që ndajnë të njëjtat vlera. Oferta e LSDM-së vazhdon të jetë e vlefshme për të gjitha ato parti politike, organizata joqeveritare dhe organizata të tjera dhe individë të tjerë që ndajnë vizionin që Maqedonia evropiane të na bashkohet në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull