Kasami: Rruga Llacë – Sellcë – Vicë tashmë është e asfaltuar dhe me standard cilësor

1 Min. Leximi

Me investim mbi 18 milion denarë nga buxheti i Komunës së Tetovës është realizuar rikonstruimi i rrugës, ku janë asfaltuar rreth 9.000 m², si dhe janë vendosur 1.543 m anësore mbrojtëse dhe po vendoset edhe ndriçimi publik përgjatë gjithë rrugës.
“Janë kryer edhe punime shtesë si zgjerimi i rrugës, vendosja e 40 kandelabrave LED, vijëzimi horizontal dhe ndërtimi i një muri mbajtës 19 m. Ky investim sjell më shumë siguri dhe kushte më të mira për qytetarët e Tetovës.
Po i mbajmë premtimet tona në çdo kohë!”, ka shkruar kryetari Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull