U dogj një shtëpi në Tetovë, një i vdekur

1 Min. Leximi

Një person ka ndërruar jetë pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Tetovë, raporton Portalb.mk.

Më 11.03.2026, në ora 08:56, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë është raportuar se në rrugën “Von Vardarska” në Tetovë ka shpërthyer zjarr në një shtëpi.

“Zjarri është lokalizuar, pas çka është vërejtur se brenda ndodhej një person i pajetë”, informoi SPB Tetovë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull