Kryetari i Bilall Kasami ka njoftuar se anëtari i Lëvizja BESA, Dafi Muaremi, ka fituar në garën për asambleist në Zürich në zgjedhjet lokale të mbajtura sot.
Kasami përmes një postimi bëri të ditur se Muaremi është aktivist i vyeshëm i Besës dhe koordinator i diasporës së kësaj partie në Zürich, si dhe ish-anëtar i kryesisë.
“Lajme të mira nga Zvicra, ku anëtari i Lëvizjes BESA Dafi Muaremi fitoi në garën për asambleist në Zürich në zgjedhjet e sotme lokale! Dafin e kemi aktivist të vyeshëm në Besë, koordinator të diasporës në Zürich dhe ish-anëtar kryesie. I urojmë rizgjedhjen e merituar si asambleist, me bindjen e plotë se do të ketë një tjetër mandat të suksesshëm në shërbim të qytetarëve të atij vendi!”, ka shkruar Kasami.

