Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Top Tema në TV Telma.
Sali, duke komentuar raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, ka bërë me dije se raporti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pasi që shihet përkushtimi i Qeverisë në procesin eurointegrues.
Ai ka bërë me dije se janë duke punuar intenstivisht në Agjendën Reformuese.
Sipas tij, nga 41 pika-qëllime nga Agjenda Reformuese, 27 i kemi relizuar dhe presim rezultat deri në fund të muajit mars.

