Kishte dyshime nëse Granit Xhaka do të jetë titullar për shkak se ka katër kartonë të verdhë dhe mund të mungonte ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e radhës, nëse do të ndëshkohej edhe një herë tjetër.
Megjithatë, trajneri Xabi Alonso vendosi që ai të jetë në 11-shen e parë dhe Xhaka ishte i kujdesshëm.
Të shtunën, Xhaka luajti deri në minutën e 88-të, në fitoren e Leverkusenit 2:0 në udhëtim te Darmstadti.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 20-të të Bundesligës.
Nathan Tella i shënoi dy golat e fitores, në minutën e 33-të dhe të 52-të.
Klaus Gjasula ishte në bankën rezervë te vendësit.
Leverkuseni vazhdon të kryesojë në tabelën e Bundesligës me 52 pikë, dy më shumë se Bayern Munichu.