Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka mbledhur sot Bordin Strategjik të Koordinimit të projektit “Mbështetje për Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut”.
Integrimi evropian mbetet prioriteti ynë strategjik më i lartë.
Sot në Ministrinë për Çështje Evropiane hapa mbledhjen e Bordit Strategjik të Koordinimit të projektit “Mbështetje për Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut”.
Së bashku me partnerët nga BE, vendet anëtare dhe UNOPS, diskutuam për progresin e reformave dhe hapat e ardhshëm për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimit të procesit të anëtarësimit.
Tani është koha të kalojmë nga identifikimi i boshllëqeve në zbatimin konkret të reformave.
Qëllimi ynë është i qartë – anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Integrimi evropian mbetet prioriteti ynë strategjik më i lartë

Ndani këtë artikull
