I pyetur se çfarë i është ofruar Aleancës për Shqiptarët në takimin e mbrëmjes së djeshme mes kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, atij të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrit teknik Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela për TV21 tha se Taravari ka negociuar dhe se Kuvendit Qendror nuk i është sjellë asnjë ofertë.
Në lidhje me: Taravari për TV21 konfirmon: Jam takuar me Ahmetin dhe Xhaferin
“Arbeni ka negociuar, jo unë, kështu që drejtojuni Arbenit. Unë si kryetar i Kuvendit Qendror, s’më është sjellë asnjë ofertë të cilën unë duhet ta çoj si propozim në Kuvendin Qendror”, tha Sela për TV21.