Në seancën e sotme të Qeverisë pritet të merret vendim për shkarkimin e Selaetin Belulit nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Punësim.
Sipas informacioneve të Zyrtare.net, në vend të tij pritet të emërohet Adnan Ejup, i cili do të marrë drejtimin e institucionit pas miratimit të vendimit në mbledhjen qeveritare.
Që të dy janë kuadro të Lëvizjes Demokratike.

