Universiteti i Tetovës (UT) kërkon tërheqjen e propozim Ligjit të Arsimit të Lartë, pasi vlerëson se cenon autonominë universitare. Vërejtje edhe për akreditimin e studimeve të doktoraturës dhe kriteret për thirrjet shkencore.
“Numri më i madh i vërejtjeve ka të bëj me cenimin e autonomisë universitare , pasi që parashihet të ketë një këshill universitar i cili edhe i zbehë kompetencat e universitetit dhe kjo është ajo ku shumica e profesorëve kanë vërejtje pjesa tjetër është me numër të madh. Akreditimin e studimeve të doktoraturës , pasi që UT i plotëson të gjithë kushtet ka staf akademik , punime shkencore punime , por kriteret janë në harmoni me gjendjen reale dhe për këtë janë një numër i vërejtjeve, Senati universitetit të Tetovës ka vendim në të cilën propozon që ligji më mirë të tërhiqet të rishikohet dhe të ketë një draft i cili është në harmoni me gjendjen reale”, deklaroi Jusuf Zejneli – rektor i UT-së.
Por edhe përkundër vërejtjeve të Universitetit të Tetovës, në debatin publik në Tetovë ministrja Janevska tha se të gjithë mund të paraqesin vërejtjet e tyre, por se propozim ligji nuk tërhiqet.
“Ligji një muaj është në debat publik dhe të gjithë kanë të drejtë të japin vërejte dhe nëse vërejtjet pranohen dhe deri më tani kishim debate dhe u morëm vesh çka do të pranohet, por ligji nuk do të tërhiqet dhe nuk duhet të tërhiqet pasi që bën të ardhmen për të rinjtë tanë”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.
Ky ishte debati i fundit publik me Universitetet i Ministres së Arsimit. Ndërkohë propozim Ligji i Arsimit të Lartë që nga fillimi i muajit ndodhet në Platformën ENER, ku ende mund të dorëzohen sugjerimet. Që nga publikimi vërejtjet e stafit akademik kanë qenë të shumta për shkak të kritereve rigoroze. /Alsat.mk

