Taravari: Kuvendi i ASH-së formoi Këshill Organizativ për kongresin, nis hartimi i programit 2026-2030

1 Min. Leximi

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur Kuvendin e rregullt të 6-të të partisë, në të cilin janë marrë disa vendime organizative dhe programore për periudhën e ardhshme, raporton Zyrtare.

Kryetari i partisë, Arben Taravari, njoftoi se në kuvend është konstatuar dorëheqja kolektive e anëtarëve të kryesisë, e paraqitur më 15 janar, në funksion të organizimit të rregullt të procesit kuvendor. Po ashtu, është vendosur formimi i Këshillit Organizativ të Kuvendit, i cili do të udhëhiqet nga Valbon Limani, ndërsa sekretar do të jetë Gzim Kadriu. Në këtë këshill do të përfshihen edhe deputetët dhe kryetarët e komunave nga radhët e partisë.

Taravari bëri të ditur se janë caktuar edhe koordinatorët zonalë, ndërsa Kuvendi ka formuar një komision të posaçëm që do të hartojë programin politik të partisë për periudhën 2026–2030, si dhe strategjinë përkatëse zhvillimore./zyrtare.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull