Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, së bashku me zv/kryeministirn e parë Bekim Sali, kanë dalë në teren pas vërshimeve ku sipas Elmazit, në disa vendbanime është shkaktuar dëm nga rreshjet e rrëmbyeshme të shiut.
“Që herët në mëngjes jemi në teren së bashku me ekipet relevante përgjegjëse në shtet, Shtabi i Krizës, në kuadër të komunës së Sarajit kanë mbajtur mbledhje dhe komisionet kanë dalë në teren për vlerësimin e dëmeve banorëve që ua janë bërë”, ka deklaruar Elmazi, duke shtuar se tw gjithw banorwet e prekur do t’ju ndihmohet.
Vërshimet në Saraj, Muhamed Elmazi dhe Bekim Sali në teren: Do ju ndihmohet banorëve

Ndani këtë artikull
