Zekirija Berisha: Nis rikonstruksioni i rrugës “Lazar Trpovski”, investim për siguri dhe funksionalitet në Shkup

1 Min. Leximi

Ka nisur rikonstruksioni i rrugës “Lazar Trpovski”, një nga projektet e reja infrastrukturore që synon përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë urbane. Lajmin e bëri të ditur koordinatori i grupit të këshilltarëve në Qytetin e Shkupit, Zekirija Berisha, përmes një njoftimi publik.

Sipas tij, ndërhyrja parasheh standarde të reja në infrastrukturë, përfshirë asfalt të ri, trotuare të rregulluara, shtigje për biçikleta, hapësira parkimi dhe ndriçim modern në zonën e Çairit.

Berisha theksoi se projekti ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë për qytetarët dhe në përmirësimin e rendit dhe dinjitetit urban. Ai shtoi se grupi i këshilltarëve do të vazhdojë të mbështesë projekte që sjellin zgjidhje konkrete dhe rezultate të matshme për qytetin.

Sipas tij, investime të tilla janë pjesë e angazhimit për një Shkup më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull