Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin “Click Plus” në TV21 bëri të ditur se kërkon falje për paraqitjen me veturë BMW në takimin e liderëve të mbajtur muaj më parë. Kasami theksoi se nuk posedon veturë personale dhe se aktualisht vozit makinën e prindit të tij, përcjell tetova1.
Kërkoj falje nëse dikush nga qytetarët është ndjerë i fyer nga ajo paraqitje e imja, tha mes tjerash Bilall Kasami në Click Plus të TV21 në lidhje me komentet në publik pasi në takomini e liderëve u paraqit me veturë luksoze BMW, të modelit të fundit të serisë 7. Kasami tha se vetura është e kushëririt të tij, dhe se shfrytëzohet edhe nga partia Lëvizja Besa.
Kasami më tej theksoi se po i njëjti kushëri ka dhënë donacione për Komunën e Tetovës dhe se nuk ka përfituar asnjë tender apo kontratë nga komuna në këmbim të këtij kontributi./tetova1.mk

