Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, shprehu sot përkrahje të fuqishme për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se askush nuk mund ta njollosë kontributin e saj në çlirimin e Kosovës.
Në një postim, Azizi i ka përkrahur edhe prijësit e kësaj lufte, të cilët po përballen me një gjykim të cilin ai e konsideron të padrejtë, duke kërkuar liri për të gjithë çlirimtarët.

