Kryetari Daut Beqiri nderon trashëgiminë e Komandant Telit me vizitën e djalit të tij

1 Min. Leximi

Sot, kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, priti në komunë djalin e Komandant Telit, në një vizitë të veçantë që shënon respektin dhe mirënjohjen për kontributin e komandantit për komunitetin dhe gjithë kombin.

Gjatë takimit, kryetari Beqiri i dorëzoi mysafirit një Mirënjohje si shenjë vlerësimi për sakrificën dhe trimërinë e Komandant Telit.

Ky moment simbolizon kujtimin e përjetshëm të figurave që dhanë gjithçka për të mirën e përbashkët dhe rikujton rëndësinë e nderimit të heronjve lokalë dhe kombëtarë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull