Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, njofton se sot ka pritur në takim ambasadorin e Spanjës në vend, Rafael Soriano Ortiz.
Në një postim në Facebook, Kasami thekson se me ambasadorin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit midis komunës së Tetovës dhe Spanjës në projekte dhe sfera të ndryshme.
“Sot, në Komunën e Tetovës kam zhvilluar takim me Ambasadorin e Spanjës z. Rafael Soriano Ortiz. Gjatë takimit diskutuam mundësitë e bashkëpunimit midis komunës së Tetovës dhe Spanjës, përfshirë projekte dhe nisma në sferën kulturore dhe sportiv si dhe mënyrat se si mund të punojmë së bashku për shërbime më të mira”.
“Takimi ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi”, thotë Kasami në Facebook.

