Rruga Tetovë-Kodra e Diellit mëngjesin e sotëm është mbuluar nga bora, përcjell TV21. Shumë qytetarë të janë nisur drejt Qendrës për Skijim, kanë mbetur të bllokuar rrugës, për shkak se të njëjtat janë të papastruara.
“Rrugët janë të papastruara. Sot është ditë vikendi, ditë e diel. Nuk kanë kryer detyrën e vetë, ja kemi ngelur në rrugë. Dimër acar ftohtë, dmth shteti askund nuk është. Nuk e di se çfarë presin këta. As Policia nuk reagon, kaloi pak më herët policia. Askush nuk merr masa që kjo rrugë të lirohet”, tha një qytetar për TV21, që kishte mbetur i bllokuar në rrugë.

