Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Kryetari, Bojan Mariçiç, zv. Kryetari Abdush Demiri, si dhe anëtarët Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko, Ditmire Shehu dhanë deklaratën e tyre solemne.
“Anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Kryetari, Bojan Mariçiç, zv. Kryetari Abdush Demiri, si dhe anëtarët Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko, Ditmire Shehu dhanë deklaratën e tyre solemne.
Me këtë hap, për ta fillon një detyrë e rëndësishme në forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së proceseve zgjedhore në vend. I urova suksese në ushtrimin e detyrave të tyre, duke vepruar me përgjegjësi, paanshmëri dhe profesionalizëm në shërbim të demokracisë”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Gashi: Anëtarët e KSHZ-së dhanë deklaratën solemne

Ndani këtë artikull
