Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar pas publikimit të lajmit se gjoja ai është takuar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Taravari thotë se ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë është tentim për njollosjen e figurës së tij.
“Informacioni i dalë dje në media edhe kombëtare me një veturë të parkuar në selinë e VMRO-së, është tentim për njollosje të figurës time. Unë asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta sepse e llogaris politikën si një të mirë publike, prandaj edhe takimet mendoj se duhet të jenë publike. Ky fakt i dezinformatës më bëri të ndjehem keq për nivelin e gazetarisë e cila sot më shumë se kurë është më shumë sensacionale se sa profesionale’, shruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Taravari më tej në sqarim thotë se media si pushtet i katërt i një shoqërie, duhet të ketë përgjegjësi shumë të lartë.
“Përgjegjësia sociale e mediave si pushtet i katërtë është shumë e lartë, prandaj së bashku me një komunikim profesional të mundohemi të kontribojmë për shoqërinë ku jetojmë”, ka shkruar Arben Taravari, kryetar i ASH-së.