Rijad Kerimi në mesin e 15 Network Engineer-ëve të rinj të certifikuar nga Cisco në Maqedoninë e Veriut

1 Min. Leximi

Rijad Kerimi, i njohur si aktivist dhe pjesëmarrës në shumë trajnime dhe projekte për rininë, është diplomuar si Network Engineer, duke përfunduar me sukses certifikimet ndërkombëtare CCNA dhe CCNP nga Cisco, në kuadër të një gjenerate prej 15 inxhinierësh të rinj të rrjeteve kompjuterike në Maqedoninë e Veriut.

Certifikimet janë realizuar përmes akademisë profesionale InfoTech, e cila vepron sipas standardeve ndërkombëtare të Cisco-s dhe përgatit kuadro të kualifikuar në fushën e teknologjisë informative dhe rrjeteve kompjuterike.

Përveç suksesit personal të Rijad Kerimit, diplomimi i kësaj gjenerate prej 15 profesionistësh të rinj përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit IT në vend, duke rritur kapacitetet profesionale dhe teknologjike të Maqedonisë së Veriut.

Angazhimi i Rijad Kerimit në iniciativa rinore, i kombinuar me përgatitjen e tij profesionale në fushën e rrjeteve kompjuterike, dëshmon rëndësinë e investimit në dije, trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm të të rinjve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull