Është ironi e pastër që BDI/AKI flet për korrupsion. Për një moment menduam mos ua ka thyer dikush faqen, sepse është e pabesueshme që pikërisht partia që e çoi Maqedoninë e Veriut në pozitat më të ulëta historike në Transparency International sot del të na japë leksione.
Partia me disa persona non grata për korrupsion sot mban ligjërata për Transparency International. Nëse BDI ka harruar, opinioni nuk ka pse harron. Në kohën e tyre vendi zbriste deri në pozitat 104–111 dhe flitej hapur për kapje shteti, për një sistem ku korrupsioni u bë kulturë qeverisjeje.
Produkt i qeverisjes së tyre është Gjoko Ristov, i kapur me 350 mijë euro. Produkt i BDI-së është edhe Enver Bexheti, non grata, gjykatësi që me urdhër të Artan Grubit hapte dyer e mbyllte dosje, deri sa e nxori Sasho Mijallkovin nga burgu me para.
Korrupsioni nuk po lind sot. Por, sot vetëm po çahet ombrella që i mbante të paprekshëm. Dhe sa më shumë të dalin këto fakte, aq më shumë do ta kuptojë opinioni pse BDI ka nevojë të bërtasë dhe të mbetet në opozitë.
VLEN: Hipokrizi dhe ironi që BDI/AKI flet për korrupsion dhe Transparency International

Ndani këtë artikull
