Siljanovska-Davkova para korit diplomatik: Nevojitet një impuls i ri i multilateralizmit që do të mbrojë të dobëtit

5 Min. Leximi

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Ohër ka organizuar pritje tradicionale vjetore për përfaqësuesit e korit diplomatik, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë kulturore, ekonomike, sportive dhe shkencore, përveç asaj tradicionale. Sipas presidentes, diplomacia nuk është vetëm një sërë aktivitetesh protokollare, por një mekanizëm i dëshmuar civilizues që arrin të shemb njëkohësisht mure dhe të ndërtojë ura.

“Ju, diplomatë personifikoni njohuri, shkathtësi, maturi dhe insistime në kërkimin e zgjidhjeve për problemet serioze, duke preferuar negociatat, marrëveshjet dhe nënshkrimet, në vend të konflikteve, shantazhit dhe armëve”, tha Siljanovska-Davkova dhe shtoi se personalisht beson më shumë në fuqinë e argumentit se sa në argumentin e forcës.

Ajo theksoi se e tashmja është një realitet i ri, konfuz, kontradiktor dhe i pasigurt. Rendi ndërkombëtar nuk bazohet në të drejtën ndërkombëtare, aq më pak në drejtësi, etikë dhe moral, por hapur thirret në pushtet, armët nuk pushojnë, por aktivizohen, debati për harmoninë me natyrën po shuhet, euroatlanticizmi nuk është sinonim i një aleance të harmonizuar dhe solidare.

Siljanovska-Davkova para korit diplomatik: Nevojitet një impuls i ri i multilateralizmit që do të mbrojë të dobëtit dhe nuk do të lejojë që drejtësia të jetë privilegj i të fortëve

Siljanovska-Davkova theksoi se çdo takim me përfaqësuesit e korit diplomatik e ka bindur se sistemi ndërkombëtar nuk është vetëm një grup mekanik normash, institucionesh, aktorësh dhe marrëdhëniesh, por i frymëzuar dhe i bazuar në vlera dhe parime të larta, rreth të cilave ndërtohet besimi i ndërsjellë në atë që është humane, e mirë dhe e drejtë – me kujdes, në qetësi, ngadalë dhe me shumë durim.

Ajo tha se nuk beson se do vjen koha që aq shpejt përsëri do të rihapen çështjet ku njerëzimi i ka kapërcyer dhe mbyllur prej kohësh ato: një kohë luftërash, militarizimi, një gare e re armatimesh, kohë e kërcënimeve hibride, sulmeve kibernetike, dezinformimit, autoritarizmit, realizmit brutal…

Ajo theksoi se shtetet e vogla, nëpërmjet përvojës së tyre, e kanë kuptuar më së miri politikën ndërkombëtare si një forcë. Ato janë më shpesh të parat dhe më thellësisht e ndiejnë ndryshimin midis parimeve, fjalëve dhe realitetit.

“Kjo është arsyeja pse shtetet e vogla së bashku me ato të mesme, duhet të jenë mbështetësit më të zëshëm të multilateralizmit në një epokë të multipolarizmit të shfrenuar, dominimit gjeopolitik, ekonomik dhe energjetik neo-unilateralist”, tha presidentja.

Është e çuditshme, deklaroi Siljanovska-Davkova “të thirresh në kritere të Kopenhagës, ndërkohë që këmbëngul në kërkesat e Ballkanit, të presësh reforma dhe sundim të ligjit, ndërkohë që toleron bilateralizimin, veton dhe standardet e dyfishta. Demokracia mësohet nga demokratët dhe me demokratët. Besimi ndërtohet përmes mirëkuptimit dhe ndihmës, jo përmes kushtëzimeve dhe shantazhit.”

Në kushte rreziqesh të vërteta ushtarake dhe me tronditje klimatike, energjitike dhe ekonomike, siguria, siç tha ajo, nuk është vetëm çështje gjeografie dhe territori – por edhe e qëndrueshmërisë së institucioneve, stabilitetit të shoqërisë dhe besimit të qytetarëve.

“Ne jemi një shtet i vogël, por një aktor konkurrues kulturor dhe shpirtëror. Për ne, si për të gjithë ju, identiteti nuk është një argument kundër BE-së, por një argument për BE-në, sepse Evropa është e pasur pikërisht për shkak të diversitetit të saj… Sa herë e kemi dëshmuar se mund të jemi një partner që personifikon vlerat, jo problemet, edhe pse ju vazhdimisht na trajtoni si problematikë”, tha Siljanovska-Davkova.

Lidhur me zgjerimin e BE-së, ajo tha se nuk është vetëm një test për kandidatët, por edhe për kapacitetin dhe besueshmërinë demokratike të Evropës, duke vënë në dukje se nëse rregullat vlejnë ndryshe, atëherë ato janë një instrument i arbitraritetit politik.

“Së fundmi, Ballkani Perëndimor nuk është problem i kapacitetit absorbues të Unionit. Përkundrazi, integrimi i rajonit është çështje sigurie, stabiliteti dhe racionaliteti gjeopolitik në një kohë rivaliteti gjeopolitik në rritje. Nuk kemi problem të negociojmë. Përkundrazi – ne jemi një popull dhe një shtet që jetojmë me realitetin se fqinjësia nuk është një zgjedhje, por një fat. Ndonjëherë, kur jam e zhgënjyer them: jo rastësisht jetojmë pranë njëri-tjetrit ose me njëri-tjetrin, është një mesazh i qartë se ndajmë jo vetëm një realitet të përbashkët, por edhe një të ardhme të përbashkët. Pikërisht për këtë, përgjegjësia është e dyfishtë: e jona dhe e Evropës”, ka thënë Siljanovska Davkova.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull