VLEN: Ristovi nuk është rast i izoluar, “ombrella” e drejtësisë së kapur po çahet

2 Min. Leximi

Vendimi i Këshillit Gjyqësor për t’ia hequr imunitetin gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov, për ta larguar përkohësisht nga detyra dhe për t’i shqiptuar masën e arrestit shtëpiak është një hap i rëndësishëm. Por ky hap nuk e mbyll çështjen, përkundrazi e hap edhe më shumë sepse kur te një gjykatës Apeli gjenden 350 mijë euro të dyshuara si para të paligjshme, kjo nuk është skandal individual. Kjo është fytyra e drejtësisë së kapur” kështu thuhet në njoftimin e sotëm të lëshuar nga VLEN.

Nga koalicioni VLEN rikujtojnë se Ristov, bashkë me gjykatësin Enver Bexheti, kanë qenë pjesë e vendimeve që i hapën rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit.

“Në të njëjtin kontekst u sanksionua non grata edhe Artan Grubi, i arratisur nga drejtësia. Nuk ka rastësi këtu. Ka skemë. Ka mburojë. Ka ombrellë.  Prandaj, pyetja kryesore nuk është vetëm çfarë do të ndodhë me Ristovin. Pyetja është kush e mbrojti Ristovin dhe kë ka mbrojtur Ristovi. Qytetarët kanë të drejtë të dinë në sa lëndë kanë vepruar Ristovi dhe Bexheti, në sa raste kanë vendosur për paraburgim, garanci financiare, zvarritje apo vjetërsime dhe cilat vendime konkrete kanë prodhuar lirime, shpëtim nga përgjegjësia ose “amnisti” të heshtura për njerëz të fuqishëm. Arresti shtëpiak nuk guxon të shndërrohet në pushim komod, ndërsa sistemi vazhdon njësoj. Hetimi duhet të shkojë deri në fund të zinxhirit, me kontroll të plotë të vendimeve, gjurmim të pasurisë dhe përgjegjësi konkrete, me emra e mbiemra”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull