Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës bëri të ditur vendimin për rinumërim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Rinumërimi pritet të zhvillohet nga e para në 28 komuna, si edhe do të ndërpritet mandati për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë miratuar me 11 vota për, të dy këto rekomandime të Këshillit për Operacione Zgjedhore.
Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjetjet e nxjerra nga procesi i numërimit do t’i adresojnë në Prokurorinë e Shtetit dhe në të njëjtën kohë do të ofrojnë bashkëpunim të plotë institucional në procesin hetimor.
Ai tha se procesi i rinumërimit të votave në 10 komuna është në zhvillim e sipër.
Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve për rinumërim, sipas Radoniqit, tregon se procesi i i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi.

