Ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë bisedime emergjente pasi Trumpi kërcënoi me tarifa për Grenlandën

1 Min. Leximi

Ambasadorët e BE-së do të mbajnë një takim urgjent më vonë sot pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë aleatëve që kundërshtojnë marrjen e propozuar të Grenlandës nga ana e tij.

Trumpi thotë se planifikon të vendosë një tarifë prej 10% për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda nga 1 shkurti – dhe më vonë mund të rritet në 25%, raporton BBC.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer e quajti planin e Trump “krejtësisht të gabuar”, pasi marrëdhënia e tij me presidentin e SHBA-së është nën tension.
Ndërkohë, mijëra njerëz kanë protestuar kundër planeve të Trump në Grenlandë dhe Danimarkë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull