Sot, njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, mori pjesë në takimin e liderëve të partive parlamentare të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski, si pikënisje e dialogut politik.
Në takim u diskutua për çështje të rëndësishme shtetërore, përfshirë edhe shfuqizimin e Qeverisë teknike.
Në emër të VLEN-it, Bilall Kasami ofroi zgjidhje kompromisi që Qeveria teknike të shfuqizohet pas zgjedhjeve të ardhshme.
VLEN ngriti edhe nevojën që të gjendet formë konkrete për pjesëmarrje më të madhe të diasporës në zgjedhje, sepse diaspora është shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes për familjet tona.
VLEN kërkon nga opozita të sillet në mënyrë konstruktivitet në votimin e ligjeve reformuese, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe për ligjet që kërkojnë shumicë të dyfishtë ose 2/3 e votave.

