Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim koordinativ me kolegët e ekzekutivit nga radhët e VLEN-it, ku u diskutua mbi ecurinë e proceseve dhe projekteve aktuale.
Sali theksoi se bashkëpunimi dhe uniteti janë çelësi për të udhëhequr me sukses reformat dhe investimet që prekin drejtpërdrejt qytetarët. Sipas tij, shumë punë janë realizuar deri më tani, por sfidat dhe angazhimet përpara mbeten të shumta.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e koordinimit dhe rritjen e efikasitetit në zbatimin e projekteve të përbashkëta.

