Presidenti i SHBA-së, Donald Trump postoi të dielën një fotografi të tij dhe shpalli veten “president në detyrë i Venezuelës”, disa ditë pas operacionit ushtarak amerikan që çoi në kapjen e presidentit të vendit, Nicolas Maduro, transmeton Anadolu.
Në kompaninë e tij të mediave sociale “Truth Social”, Trumpi shpalli veten udhëheqës në detyrë i vendit të Amerikës së Jugut që nga janari 2026.
SHBA-ja kreu operacion ushtarak në Venezuelë më 3 janar, duke kapur Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores, për t’i gjykuar ata në një gjykatë të Nju Jorkut për akuza të lidhura me drogën dhe armët. Trumpi tha se administrata e tij do të “drejtonte” Venezuelën dhe asetet e saj të naftës gjatë një periudhe tranzicioni.
Pas kapjes së Maduros, zëvendëspresidentja e tij, Delcy Rodrigues u betua si presidente e përkohshme.
Qeveria e re e vendit ka vazhduar të angazhohet me administratën e Trumpit gjatë gjithë kësaj periudhe, me një ekip amerikan të personelit diplomatik dhe të sigurisë që udhëtoi në Karakas për të vlerësuar mundësinë e rifillimit të operacioneve në ambasadën e SHBA-së.

