Zv/kryeministri i parë Bekim Sali dhe kryeparlamentari Afrim Gashi takohen me deputetin Shaip Kamberi

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali së bashku me kryeparlamentarin Afrim Gashi ka njoftuar se kanë takuar me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, njëherit edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“I nderuar që sot, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, të takohemi me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, njëherazi deputet dhe përfaqësues i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kryetari Shaip Kamberi është sinonim i ngritjes së zërit dhe i betejës së vazhdueshme për përfaqësim dhe për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe më gjerë”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull