Rritet numri i lindjeve në Tetovë! 5% më shumë sesa vitin e kaluar

2 Min. Leximi

Nataliteti në Maqedoni është në rënie, por kjo nuk po ndodhë në Tetovë! Në spitalin e qytetit vetëm gjatë vitit 2025 kanë lindur 1030 fëmijë. Kryeshefja e repartit të gjinekologjisë, Merale Rexhepi, shprehet se kanë rritje të lindjeve më shumë se në çdo maternitetet tjerët në vend dhe këtë ia atribuon përmirësimit të kushteve në repart.
“Krahasim nëse bëjmë mes vitit 2024 dhe 2025 jemi në rritje për 50 të porsalindur, që do të thotë 5% në numrin e përgjithshëm të lindjeve. Nëse e krahasojmë në nivelin shteti të rritjes së numrit të porsalindurave, mund të them se jemi e vetmja qendër spitalore që kemi rritje në numrin e të porsalindurve. Kjo i përshkruhet përmirësimit të kushteve në spitalin tonë por edhe sakrificës së personelit qoftë i mesëm , mjekëve për mundin që e japin por edhe përkushtimit në profesionin e tyre”, tha Meral Rexhepi – kryeshefe e repartit.
Mosha mesatare e nënave të reja është nga 20 deri në 30 vjeç. Megjithatë zonja Rexhepi tregon se viteve të fundit është rritur numri i nënave që fëmijën e parë e lindin pas moshës 30 vjeçe, dhe për këtë ka disa arsye.

“Numri më i madh i moshës së nënave është nga 20 deri në 30, kohëve të fundit për shkak të rrethanave të ndryshme shkollimit të femrës, përkushtimit në karrierë, martesave të mëvonshme, kuptohet edhe mosha e nënave është në rritje, edhe numri i fëmijëve për shkak të nënave që janë të angazhuar në profesion është më i vogël, deri sa më parë shkohej në fëmijë të tretë, katër por edhe të pestë, tash më shpesh janë fëmija i dytë”, shtoi kryeshefja e repartit Meral Rexhepi.
Sipas gjinekologes Rexhepi, numri i lindjeve në mënyrë spontane është më i lartë se i atyre me prerje cezariane. E nëse bëhet një krahasim për gjininë e të porsalindurve, linden djem 1% më shumë sesa vajza.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull