Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale, Samet Bislimi, ka dalë në terren për të falënderuar punëtorët e NPK-së, të cilët edhe në natën e ndërrimit të moteve janë angazhuar për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.
Kasami theksoi se, ndërkohë që qytetarët festojnë në ambiente të ndryshme, punëtorët e NPK-së vazhdojnë punën e tyre të palodhshme për pastrimin e rrugëve dhe ruajtjen e pastërtisë publike.
“Angazhimi dhe puna e tyre janë të mëdha, prandaj obligimi ynë është që edhe ne të japim kontributin tonë për ta mbajtur Tetovën të pastër”, u shpreh Kasami, duke apeluar për më shumë përgjegjësi qytetare ndaj mjedisit.

