Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim me Ariton Ismailin, pilot i ri, i cili është një shembull i qartë i fuqisë së vizionit personal, disiplinës dhe përkushtimit ndaj mësimit të vazhdueshëm. Që në moshën shtatëvjeçare, Aritoni vendosi qëllimin për t’u bërë pilot, dhe përpjekjet e tij profesionale dëshmojnë se këmbëngulja dhe investimi në dije janë thelbësore për sukses në çdo fushë.
Komuna e Strugës vlerëson këto arritje individuale si një nxitje për të rinjtë që të besojnë në vetvete, në arsim dhe në kapacitetet e tyre personale. Njohja e sukseseve të tilla është pjesë e angazhimit të komunës për krijimin e kushteve ku të rinjtë mund të zhvillohen, të përparojnë dhe të kontribuojnë për komunitetin, pavarësisht rrugës që zgjedhin në zhvillimin e tyre profesional.
Takimi mes kryetarit dhe pilotit të ri është një mesazh i fuqishëm për komunitetin: investimi në edukim dhe pasionin personal është çelësi i suksesit dhe inspirimit për gjeneratat e reja.

