Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Gjatë takimit, Abdixhiku dhe Ziv diskutuan për ngjarjet politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth këtyre ngjarjeve.
“Kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Ziv që shteti i Izraelit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës si dhe vlerësoi që thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve sidomos për zhvillim ekonomik është i domosdoshëm”, thuhet në një njoftim të LDK-së.