Vdekja e foshnjës së porsalindur në Klinikën e Gjinekologjisë! MSH: Procedura e reanimimit është zbatuar sipas protokollit

1 Min. Leximi

Për vdekjen e foshnjës së porsalindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, Ministria e Shëndetësisë kumtoi se pas hetimit në Klinikë, Komisioni për mbikëqyrje profesionale konfirmoi se procedura e reanimimit të foshnjës së porsalindur u zbatuar sipas protokollit. Foshnja kishte lindur para kohe me infeksion kongjenital, funksion pulmonar të dëmtuar dhe pneumotoraks, shkruhet në njoftim. Më tej shtojnë se për shkak të seriozitetit të gjendjes dhe rreziqeve të theksuara, foshnja është vendosur në ventilim mekanik katër orë pas lindjes dhe i është dhënë menjëherë terapi antibiotike. Gjatë trajtimit është indikuar ndryshimi i terapisë antibiotike, duke marrë parasysh analizave laboratorike që tregonin për një gjendje septike, përfundon njoftimi i MSH.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull