Kamera nga sistemi “Safe City” ditëve të fundit janë vendosur edhe përgjatë rrugëve dhe bulevardeve të Tetovës. Në Tetovë, deri më tani nuk ka pasur kamera të tilla në rrugët e qytetit, por vetëm në hyrje të qytetit nga ana e Shkupit.
Kamerat janë instaluar në bulevardet “Ilinden” dhe “Vidoe Smilevski-Bato”, por qytetarët thonë se kanë vënë re kamera të tilla edhe në vende të tjera.
Tetovarët shpresojnë që “Safe City” do të kontribuojë në rregullimin e trafikut kaotik në qytet.
Kamerat nga sistemi “Safe City” janë instaluar tashmë në Shkup dhe Kumanovë, si dhe në autostradat “Nëna Terezë” dhe “Miqësia”.
Periudha e testimit filloi më 1 dhjetor, ndërsa sistemi zyrtarisht do të fillojë të funksionojë me gjoba më 1 shkurt. MPB raportoi se mbi 110,000 shkelje u regjistruan në 24 orët e para të periudhës së testimit.

