Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se mbrëmë është mbajtur një tubim i jashtëzakonshëm në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vizionit të saj për një Kosovë më të fuqishme dhe një qeverisje në shërbim të qytetarëve.
Në këtë tubim, sipas Mexhitit, kanë qenë të pranishëm nënkryetari i Vetëvendosjes dhe kandidat për deputet, Glauk Konjufca, si dhe liderët e VLEN-it: Bilall Kadami, Bekim Sali, Bekim Qoku dhe Arben Fetai.
Mexhiti ka theksuar se salla e mbushur me qytetarë dëshmoi fuqinë e bashkimit dhe frymën e fitores që, sipas tij, po afrohet më 28 dhjetor, duke nënvizuar se qëllimi i përbashkët është një e ardhme ku çdo qytetar ka zë dhe mundësi, dhe ku Kosova ecën përpara me shpresë.

