Kasami pret në takim kandidatin për deputet të Vetvendosjes: Me Abdullah Klinakun ndajmë mendime dhe përkushtim të ngjashëm për shumë çështje publike
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, sot ka pritur në takim kandidatin për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje, Abdullah Klinaku. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zv.kryetari i Tetovës, Albi Qamili, Adnan Azizi dhe Fehmi Haxhiu, ndërsa është diskutuar për zgjedhjet në Kosovë, si dhe çështje tjera.
Kasami në Facebook shkruan se me Klinakun ndan mendime dhe përkushtim të ngjashëm për shumë çështje publike.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që, bashkë me deputetin Adnan Azizi dhe zëvendës kryetarin e Tetovës Albi Qamili, ta mirëpresim kandidatin për deputet të Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Abdullah Klinaku dhe mikun tonë Fehmi Haxhiu”.
“Me Abdullah Klinakun ndajmë mendime dhe përkushtim të ngjashëm për shumë çështje publike. Jam i bindur se si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai do të jetë një zë i rëndësishëm për shoqërinë kosovare, për vlerat tona të përbashkëta, por edhe urë lidhëse bashkëpunimi me institucionet e vendit tonë”.
“Abdullah Klinaku garon me numrin 73 në listën e VV-së me numrin 116 në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. I dëshirojmë shumë sukses atij dhe Vetëvendosjes në zgjedhjet e së dielës!”, ka shkruar Kasami.

