Ministria e Mbrojtjes: Maqedonia nuk do të dërgojë ushtarët e saj në një mision në Ukrainë

2 Min. Leximi

Maqedonia nuk do të dërgojë ushtarët e saj në një mision në Ukrainë, si pjesë e një rezultati të mundshëm të bisedimeve të paqes midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, thonë nga Ministria e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut.

Kjo përgjigje vjen pasi disa vende evropiane kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të dërguar ushtarët e tyre në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe për t’u përgjigjur në rast se Rusia shkel një marrëveshje të mundshme paqeje. Një njoftim i ngjashëm erdhi nga Sllovenia, megjithëse kryeministri i saj Robert Golob kërkoi që kjo të jetë vetëm si një mision i përbashkët nën një mandat të Kombeve të Bashkuara.

Nga Ministria e Mbrojtjes për “Lokalno” thonë ministri Vllado Misajlovski ka përcjellë mesazhin e Maqedonisë shumë herë në lidhje me luftën në Ukrainë, si në takimet e ministrave të mbrojtjes të NATO-s ashtu edhe në takimet dypalëshe, se është e nevojshme të vendoset paqja sa më shpejt të jetë e mundur që do t’i japë fund vuajtjeve të popullit ukrainas dhe të miratohet një zgjidhje e qëndrueshme e përhershme që do të rivendosë sigurinë në të gjithë kontinentin evropian.
Përveç kësaj, në disa raste, Ministria e Mbrojtjes duke u përgjigjur në pyetet gazetareske thanë se ushtarët e Maqedonisë nuk do të dërgoheshin në Ukrainë.

“Theksojmë se Maqedonia gjithmonë ka qenë për paqe dhe siguri. Gjatë historisë, kemi treguar se gjithmonë kemi një qëndrim parimor dhe se siguria e çdo qytetari të vendit është gjithmonë përparësia jon”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull