Demiri: Rinia, shtylla kryesore e fitores në Vrapçisht

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, i mbështetur nga koalicioni VLEN, ka vlerësuar lart rolin e të rinjve në rrugëtimin drejt fitores, pas një pritjeje surprizë të organizuar nga rinia lokale.

Demiri tha se pritja e organizuar në formë kokteji nuk ishte vetëm një ngjarje simbolike, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm se rinia dëshiron të jetë shtylla kryesore e fitores. Sipas tij, energjia, idetë dhe shpresa që përcollën të rinjtë dëshmojnë gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë aktive e ndryshimit.

“Mesazhi i tyre ishte i sinqertë dhe i qartë: fitorja ndërtohet duke u mbështetur te rinia, te guximi, vizioni dhe vullneti i tyre i pathyeshëm. Një rini që nuk ndalet nga pengesat, as nga kushtet e vështira, sepse kur besimi është i fortë, rruga drejt fitores nuk ndalet,” theksoi Demiri.

Ai nënvizoi se si kandidat për kryetar komune beson fuqishëm se e ardhmja ndërtohet bashkë me të rinjtë dhe jo pa ta, duke shtuar se ata nuk janë vetëm zëri i së nesërmes, por forca e ndryshimit që sot.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull