Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi. Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit.
Sipas mediave serbe, vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë.

Sipas raportimeve, në automjet ndodhej edhe një person tjetër, pasagjer, i cili mbijetoi përplasjen, por pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua urgjent në spital për trajtim mjekësor.

