Salahu u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve dhe trajnerit

1 Min. Leximi

Curtis Jones ka zbuluar se Mohamed Salah i ka kërkuar ndjesë skuadrës së Liverpoolit pas intervistës ku kritikoi klubin dhe trajnerin Arne Slot, shkruan The Guardian.


Salah u la jashtë ndeshjes së Champions League ndaj Interit, pasi deklaroi se klubi e kishte “hedhur nën autobus” dhe se marrëdhënia me Slotin ishte prishur.

Mesfushori anglez tha se egjiptiani foli hapur me lojtarët dhe kërkoi falje nëse kishte ndikuar negativisht tek ndokush.
Sipas Jones, Salah u shfaq pozitiv dhe marrëdhëniet në ekip mbetën të pandryshuara.


Ai theksoi se preferon një lojtar që kërkon të luajë sesa dikë të kënaqur me stolin. Liverpool mbetet i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Jones beson se deklaratat e Salah nuk kishin qëllim destabilizimin e skuadrës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull