Policia arreston të kërkuarin për përdhunim dhe grabitje

1 Min. Leximi

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje, më 18 dhjetor 2025, është privuar nga liria një person i kërkuar me urdhër-arrest për vuajtje dënimi me burg.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme,“në orën 14:20, nëpunës policorë nga Sektori për Punë Kriminalistike – Gjorçe Petrov dhe Sektori për Punë Kriminalistike – Kisella Vodë, pranë SPB Shkup, në bazë të një urdhri gjyqësor, e privuan nga liria S.H. (40) nga Shkupi”.

Nga MPB-ja bëhet e ditur se personi “ishte i kërkuar me urdhër-arrest për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej katër vitesh dhe 10 muajsh, për shkak të kryerjes së veprave penale ‘grabitje’ dhe ‘përdhunim’”.

Autoritetet shtojnë se “pas dokumentimit të plotë të rastit, personi do të dërgohet në institucionin kompetent korrektues-ndëshkues”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull