Osmani: Kosovës në fund të janarit i hiqen të gjitha masat (VIDEO)

1 Min. Leximi

Presidentja Vjosa Osmani, në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka dhënë një lajm të mirë për vendin.

Ajo tha se në fund të janarit do të hiqen masat e fundit ndëshkuese të BE-së ndaj vendit tonë.

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe pas diskutimeve intensive me partnerët tanë, u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit”, tha Osmani në një video-prononcim nga Brukseli.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull