Gashi: Qëndrojmë fort në anën e çdo gruaje dhe vajze

1 Min. Leximi

Kuvendi u ndriçua me ngjyrë portokalli me rastin e fushatës globale “16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila festohet globalisht dhe përfaqëson një thirrje për veprim dhe solidaritet me viktimat.

Kryetari i Kuvendi, Afrim Gashi në një postim në Facebook, shkruan se ky veprim nuk është vetëm një simbol vizual, por një “mesazh i qartë dhe i fuqishëm” se institucioni më i lartë përfaqësues qëndron fort në anën e çdo gruaje dhe vajze.

“Le të shërbejë drita portokalli si një thirrje për reflektim, dhe me këtë dritë, le të zgjohet shpresa për një shoqëri ku çdo grua dhe çdo vajzë jeton pa frikë, e respektuar dhe e mbrojtur”, shkroi Gashi.

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, shtoi se vendimi për të ndriçuar ndërtesën legjislative me ngjyrë portokalli nuk është vetëm simbolik, por një mesazh i fortë i intolerancës ndaj çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave./Telegrafi/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull