Zv/drejtori i Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi mbrëmë më emisionin “Zoom”, ka deklaruar se koeficientet e universiteteve shqiptare janë më të ulëta, dhe kjo bën që ata të penalizohen gjatë procesit të punësimit.
“Që në shkuarjen time të parë në atë institucion kam hulumtuar mbi [punën të cilën atje, kam lexuar të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me punën e agjencisë për administratë dhe vërejtja ime e parë ka qenë kjo. Ky lloj diskriminimi sistematik që bëhet kundrejt të gjithë atyre që kanë studiuar në gjuhën shqipe, i bie kryesisht, në RMV, kanë koeficient të notave shumë më të dobët në raport me Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit’, deklaroi Krasniqi.
Ai tha se diplomat duhet të vlerësohen drejt dhje njësojë pa dallim se cilit universitet i takojnë.
Më poshtë është edhe sqarimi i plotë për këtë çështje.
Krasniqi alarmon: Koeficinetët e universiteteve shqiptare janë më të ulëta, po penalizohen konkurentët shqiptarë gjatë punësimit!

Ndani këtë artikull
