Drejtori i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi ka njoftuar se në hapësirat e Qendrës Logjistike Shkupi 2, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave dhe drejtorin z. Boban Nikolovski dhe zavendes drejtorin z. Mustafa Dauti kanë pranuar një skaner të gjeneratës së fundit për detektimin e lëndëve narkotike, armëve dhe materialeve eksplozive.
“Një falënderim i veçantë shkon për donatorët: SHBA, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Suedinë, si dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC) për mbështetjen e tyre të çmuar.
Ky donacion përforcon sigurinë e shtetit, redukton mundësitë për keqpërdorim dhe trafikim të paligjshëm, dhe rrit standardet e kontrollit në vend.
Siguria dhe përkushtimi ndaj shërbimeve postare mbeten prioriteti ynë kryesor”, ka deklaruar drejtori Kurtishi.
Orhan Kurtishi: Posta pajiset me skaner të gjeneratës së fundit kundër trafikimit të paligjshëm

Ndani këtë artikull
