Komuna e Dibrës ka njoftuar se është pajisur me një bager të ri pune, i cili do t’i shërbejë nevojave të përditshme komunale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit në realizimin e detyrave të sektorëve komunalë.

Sipas njoftimit zyrtar, mjeti është siguruar në kuadër të projektit për përforcimin e kapaciteteve lokale, ku Komuna e Dibrës ka marrë pjesë me bashkëfinancim prej 40%. Projekti është realizuar me mbështetjen e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Jugperëndimor dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal, si pjesë e Programit për Zhvillim të Barabartë Rajonal.

Nga komuna theksojnë se pajisja me mekanizëm të ri është hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe ngritjes së standardeve të punës.

“Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj modernizimit të pajisjeve dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike, me qëllim ofrimin e kushteve më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim.