Në kuadër të aktiviteteve për nder të festave të Nëntorit, në Komunën e Tearcës u organizua turneu komunal në shah nga Klubi i Shahut “Vllazërimi”. Aktiviteti mblodhi së bashku të apasionuarit pas këtij sporti dhe krijoi një atmosferë garuese të shëndetshme mes pjesëmarrësve.
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, shprehu falënderime për të gjithë konkurentët, duke vlerësuar garën e ndershme dhe entuziazmin e treguar. Ai gjithashtu përgëzoi organizatorët dhe mësimdhënësit për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij eventi.
Memishi theksoi se Komuna e Tearcës do të vazhdojë të përkrahë aktivitete sportive e edukative që nxisin talentin, bashkëpunimin dhe zhvillimin e të rinjve.

