Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe ka rëndësi historike dhe kulutorre për Maqedoninë e Veriut, vlerëson kryeministri Hristijan Mickoski i cili në fjalën e tij në seancën qeveritare kushtuar 22 Nëntorit 1908 – Ditës së Alfabetit Shqip, shtoi se ky akt i ndërmarrë nga intelektualët shqiptarë në qytetin e Manastirit, ishte kat evropian.
“Një ditë që mbart simbolikë të fortë historike dhe kulturore. Kjo ditë është e rëndësishme edhe për shtetin tonë. Maqedonia është një vatër e diversitetit që nuk na ndan, por e pasuron historinë tonë të përbashkët kombëtare. Komuniteti shqiptar, me kulturën, gjuhën, traditat dhe vlerat e tij, është pjesë thelbësore e shtetit tonë. Sot, kur e shënojmë Ditën e Alfabetit Shqiptar, u shprehim mirënjohje brezave që janë përpjekur për arsim, për dije dhe zhvillim kulturor, por edhe të gjithëve atyre që e vazhdojnë këtë rrugë sot. Atdheu ynë i përbashkët mbështetet në idenë se çdo qytetar ka vend të barabartë, vlerë të barabartë dhe mundësi të barabarta. Pikërisht për këtë arsye, Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave që ndërtojnë besim ndërmjet etnive, krijojnë hapësirë për zhvillim të denjë të gjuhëve dhe kulturave, dhe forcojnë kohezionin mes gjithë qytetarëve tanë”, deklaroi Mickoski.

